Aktualitet

Këshilli Drejtues u shkarkua nga Kuvendi! Zbardhet LISTA, këta janë kandidatët për anëtarë. Mes tyre, aktorë e regjisorë (EMRAT)

Në listë spikaten emra të njohur të artit, kinematografisë, edhe medias.

I.F
Këshilli Drejtues u shkarkua nga Kuvendi! Zbardhet LISTA, këta
Foto ilustruese

TIRANË- Lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar është zbardhur sot. Deri më tani kanë aplikuar 56 kandidatë, ndërsa afati i fundit është më 7 mars. Në listë spikaten emra të njohur të artit, kinematografisë, edhe medias.

Aktori i njohur Kastriot Çaushi, njëherazi rektor i Universitetit të Arteve, aktorja Rajmonda Bulku, kompozitori Osman Mula, aktori Arben Derhemi, apo edhe regjisori Robert Budina janë në garë për anëtarë të bordit drejtues të televizionit publik

Kandidatët për Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit:

1) Arben Derhemi. Aktor në Teatrin Kombëtar.

2) Artur Zonja. Gazetar. Ka punuar RTSH, ABC Neës.

3) Agim Bajko. Aktor. Ish Drejtor i Teatrit të Kukullave. Aktualisht në pension.

4) Alfons Zenelaja. Gazetar. Drejtor Radio Tirana 2011-2016. Aktualisht në pension.

5) Arben Muça. Drejtues muzike në Qendrën Kuturore “Pjetër Gaci”, Shkodër.

6) Arben Lami. Ekonomist. Drejtor i Drejtorisë së Projekteve në Qendrën Kombëtarë të Kinematografisë. Anëtar i Këshillit të Shikuesve dhe Dëgjuesve në RTSH.

7) Arjan Çuliqi. Aktor dhe regjisor. Drejtor i Teatrit “Migjeni”, Shkodër.

8) Artan Reçi. Avokat. (Bashkëshorti Ardita Reçi që ishte anëtare e KDRTSH)

9) Artan Maku. Piktor dhe regjisor. Aktualisht në pension.

10) Bardhyl Sejdarasi. Gazetar. Anëtar i Këshillit të Statistikave (INSTAT)

11) Besnik Bisha. Regjisor. Lektor në Universitetin e Arteve. Deputet PD, legjislatura e 6.

12) Blerti Delija. Gazetar. Kryeredaktor Qendra Vendore Audiovizive, Shkodër. Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë Shkodër (2018-2022)

13) Durim Neziri. Profesionist i lirë si piktor filmi dhe kostumesh. Aktualisht pension.

14) Ermal Mulosmani. Ekonomist. Këshilltar pranë “Sigal”.

15) Elton Kadisi. Drejtues Marketingu në RTSH.

16) Floriana Paskali. Muzikante. Drejtore e Qëndrës Ndërkombëtarë të Kulturës Arbroni 2012-2019.

17) Genc Tomço. Inxhinier në RTSH dhe ATSH. Aktualisht në pension.

18) Harilla Koçi. Ka qenë gazetar në ATSH.

19) Henri Muça. Inxhinier pranë RTSH.

20) Jonid Jorgji.Producent filmi. Drejtor i Agjencisë së Industrisë Kreative.Bashkia Tiranë.

21) Laureta Roshi.Gazetare. Aktualisht në pension.

22) Olimpjon Shurdi. Profesor pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit. UT

23) Osman Mula. Kompozitor.Aktualisht në pension.

24) Pano Xhixho.Gazetar sportiv RTSH.Anëtar i Komitetit Ekzekutiv FSHSH.

25) Petrit Beci. Ish Drejtor i RTSH. Aktualisht në pension.

26) Rajmonda Bulku.Aktore. Deputete PD në 2 legjislatura. Aktualisht në pension.

27) Rita Gjeka. Aktore. Drejtuese e Teatrit “Migjeni”.

28) Robert Budina. Regjisor, skenarist.

29) Rozeta Feri. Aktore. Aktualisht në pension.

30) Sokol Gjoshi. Drejtor juridik RTSH. Aktualisht Këshilltar ligjor “Digitalb”.

31) Valbona Lasku. Menaxhere e zyrës së BBC në Tiranë.

32) Ylljet Aliçka. Shkrimtar. Ambasador i Shqipërisë në UNESCO. Ambasador i Shqipërisë në Francë, Portugali dhe Monako.

33) Zamir Kokonozi. Regjisor filmi dhe Tv.

34) Zyliftar Bregu. Pedagog pranë Departamentit të Gazetarisë. Universiteti i Tiranës. Ish anëtar i AMA

35) Arian Syknej

36) Anna Kove- Shkrimtare

37) Olsi Abazi

38) Saimir Bakalli

39) Kastriot Caushi - Aktor, Rektori i Universitetit të Arteve

40) Erjona Kakeli - Aktore

41) Belioza Coku

42) Erion Prendi

43) Klaudio Pulaha

44) Rafaela Marteta

45) Irena Myzeqari

46) Edmond Zhulali

47) Kristaq Pilo

48) Raimond Cimbi

49) Enio Civici

50) Kleart Duraj - Ish-kryetari i delegacionit të Shqipërisë në Eurovizion

51) Kristo Thoma – Gazetar

52) Hysni Gurra – Gazetar

53) Xhelil Aliu- Gazetar, regjisor

54) Drita Avdyli- Ekonomiste

55) Merita Fanku- Drejtore Kuvend

Këshilli Drejtues i RTSH u shkarkua nga Kuvendi më datë 17 shkurt 2025. Si mazhoranca edhe opozita bashkuan votat dhe kanë shkarkuar anëtarët e këshillit drejtues.

Debati nisi për garën e drejtuesit të ri të RTSH, pas largimit të Alfred Pezës nga detyra. Për kreun e RTSH garuan: Harilla Koçi; Jetmir Shpuza; Enrik Mehmeti; Floriana Paskali; Eni Vasili; Ermal Hoxha; Aurora Polo; Kliton Rama; Flamur Buçрарај dhe Laureta Roshi. Por, 8 prej tyre u skualifikuan dhe në raundin e dytë kaluan vetëm dy: drejtuesja e komanduar Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.

Menjëherë pas kësaj, reaguan partitë politike PS dhe PD ku kërkuan zgjedhje të drejta. PO ashtu edhe ndëkrombëtarët bënë thirrje për transparencë në këtë garë. Pas kësaj ndërhyri Kuvendi i Shqipërisë ku vendosi shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB