Politikë

Parregullsi në zgjedhjen e kreut të RTSH, Kuvendi shkarkon Këshillin Drejtues

Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar sërish votat së bashku dhe kanë shkarkuar anëtarët e këshillit drejtues.

I.F
Parregullsi në zgjedhjen e kreut të RTSH, Kuvendi shkarkon
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kuvendi ka miratuar shkarkimin e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar sërish votat së bashku dhe kanë shkarkuar anëtarët e këshillit drejtues.

Ata që u shkarkuan sot me miratimin e Parlamentit janë:

Gëzim Podgorica 89 vota pro, 5 abstenim, 4 kundër

Genc Përmeti 91 vota pro, 0 abstenim, 4 kundër

Leka Bungo 95 vota pro, 5 abstenim, 3 kundër

Albert Minga, 88 vota pro, 6 abstenim, 6 kundër

Ardita Reçi 92 vota pro, 3 abstenim, 3 kundër

Dionis Papadhimitri 92 vota pro, 3 abstenim, 2 kundër

Edmond Tullumani 96 vota pro, 1 abstenim, 3 vota kundër

Ëngjëll Ndocaj 94 vota pro, 4 abstenim, 4 kundër

Ilir Keko 89 vota pro, 3 abstenime, 11 kundër

Mevlan Shanaj 64 vota pro, 12 abstenime, 15 kundër

Milena Selimi, 93 vota pro, 3 abstenime, 4 vota kundër

Debati për drejtuesin e ri të RTSH nisi kur sapo ishin dorëzuar të gjithë emrat e kandidatëve. Thuajse 6 muaj nga largimi i Alfred Pezës nga detyra, në garë për të pasuar atë ishin: Harilla Koçi; Jetmir Shpuza; Enrik Mehmeti; Floriana Paskali; Eni Vasili; Ermal Hoxha; Aurora Polo; Kliton Rama; Flamur Buçрарај dhe Laureta Roshi. Por në një mbledhje, u kualifikuan për në raundin e dytë vetëm 2 persona; drejtuesja e komanduar Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza. Skualifikimi i bërë pa dëgjuar kandidatët shkaktoi reagime, ku si rrallë herë, PS dhe PD ishin të një mendimi; të dyja palët kërkuan zgjedhje të drejta në të kundërt do të ndërhynin.

Përveç politikës, edhe kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo e denoncoi vendimin për skualifikimin e kandidatëve dhe kërkoi shkrirjen e të gjithë Këshillit. Por po ashtu, ky proces po ndiqet me vëmendje edhe nga organizmat ndërkombëtarë. Pak ditë më parë OSBE e BE bënë thirrje për transparencë dhe deklaruan se do të ndjekin me vëmendje seancën e sotme në Komisionin e Medias. Tani ka ndërhyrë Kuvendi i Shqipërisë! Komisioni i Medias i sugjeroi Këshillin Drejtues të RTSH të bëjë rivlerësimin e 10 kandidaturave për postin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB