Aktualitet

'Shevali' del në bisedat SkyECC! Si u zbulua Sokol Bibaj: Na ndaluan në Shkup kanë foto, duhet me pyet Shqipërinë

Ai shprehet se ishte identifikuar si Sokol Bibaj dhe se ishin zbuluar edhe rrethanat e ndalimit të tij së bashku me një person të quajtur Sheva, duke shtuar se një ish-efektiv i Krimit të Organizuar kishte dhënë informacione për të.

F.I
'Shevali' del në bisedat SkyECC! Si u zbulua Sokol Bibaj: Na
Sheval Muaremi

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK, lidhur me mënyrën si funksiononte grupi kriminal i trafikut të drogës, të cilët për periudhën kohore 2019–2021 trafikuar të paktën 50 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. 

Një episod i dokumentuar në dosjen hetimore të siguruar nga ZËRI, lidhet me Sokol Bibajn, i identifikuar nga autoritetet si përdorues i kodeve SkyECC XAR5BK dhe 3484DG, me nofkat "Gusti" dhe "Pitbull". Në një mesazh zanor të 31 majit 2020, Bibaj i rrëfen vëllait të tij, Nikoll Bibaj, se autoritetet kishin dërguar fotografitë e tij në Shkup dhe kishin zbuluar identitetin e tij. Ai shprehet se ishte identifikuar si Sokol Bibaj dhe se ishin zbuluar edhe rrethanat e ndalimit të tij së bashku me një person të quajtur Sheva, duke shtuar se një ish-efektiv i Krimit të Organizuar kishte dhënë informacione për të.

"Fratelo kanë çu fotografitë e mia në Shkup dhe kanë zbulu se jam Sokol Biba, e kanë zbulu krejt se ku na kanë ndal me Shevalin, janë punët m... Ka shku .... (nuk kuptohet) një shok i këtyne, ka qenë i krimit të organizum e i ka tregu për punë teme, po duhet me pyet Shqipërinë..."

Në bisedë, dy vëllezërit konfirmojnë identitetin e njëri-tjetrit, diskutojnë për një udhëtim në Shkup dhe përmendin shtetasin maqedonas të njohur si "Sheva", të cilin Bibaj e konsideron një lidhje të afërt.

Pjesë nga dosja:

Sokol Bibaj i ka treguar të vëllait se kanë kaluar shumë mirë dhe shprehet se Sheva është artist (i referohet një shtetasi maqedonas, nga konteksti bisedave identifikohet si lidhje e ngushtë e Sokol Bibajt).

Kodi pin VFGITU i shkrun “kush je" dhe XAR5BK, në përdorim nga Sokol Bibaj i përgigjet: "Vllaj gabeli jam", VFGITU, i shkruan "ouuuuu fratelini", “sj je lali", XAR5BK, e pyet "Mir qa bane ti ai kalove", VFG1TU i përgjigjet pz mire mo telo", "ti si he a je mire”, XARSBK i shkruan "Mir ja ahpi", "Si kalut shkup" dhe kodi Pin VFGITU i përgjigjet "mire pz jo keq","Sheva artist"

Të dhënat e sistemit në TIMS, mësojnë se më datë 12.10.2020, shtetasi Nikoll Bibaj ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nga Pika e Kalimit Kufitar "Qafë Thanë".

Në dosje janë evidentuar 5 episode kryesore të trafikut të dorgës nga rrjeti kriminal i grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit, me furnitor dhe një rol kryesor të Salvatore Aliu. Sipas Prokurorisë së Posaçme, një pjesë e të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar cash në Shqipëri për të shmangur sistemin bankar dhe janë investuar në pasuri të paluajtshme, blerjen e aksioneve në kompani tregtare, në kompani ndërtimi, hoteleri, konsulencë etj.

Poll

MOS HUMB