TIRANË-Dosja hetimore e siguruar nga ZËRI ka zbuluar detaje të tjera nga rrjeti kriminal i grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit, me furnitor dhe një rol kryesor të Salvatore Aliu. Në një pasazh të dosjees zbardhen edhe mesazhet e Dizdarit pas arrestimit të tij në Dubai në vitin 2020, për llogari të autoriteteve italiane.
Dizdari në aplikacionin Sky ECC njohej si "El Diablo", "Tropoja", "Alduth" dhe "Maca". Në bisedat me një person të paidentifikuar nga SPAK, Dizdari kërkon që avokatit t'i përcillet mesazhi: "Hap gojën sa lekë do, vetëm të na mbyllë këtë çështje", ndërsa flet edhe për dërgimin e një letre dhe fotografive.
Biseda e zhvilluar në Skyy ECC më 04.08.2020:
Dizdari: Avokt i par apo i dyti? Epo qenkam në dosje me Bolin vlla, me kushon e Gjergjit, ça thot? Aha vlla, s'kam pas lidhje në jetën time me njeri aty kurr. Denim, tregoja atë letrën që ka ardh në Dubai, vlla. Ja ke nis atë letrën me foto që erdhi në Dubai? Merja Denisit ndonjë e-mail që e ka kot. Dhe e firmos unë këtu e ja nisim. A e ka pa emrin tim në ndonjë vend, vlla, apo po orientohet nga të tjerët? Thuaj vlla vetëm të na mbylli. Mos ta ketë problem për asnjë gjë. Ti thotë: 'Hap gojën sa lekë do e merr, vetëm me këtë çështje'. Ta bëj në letër, ta nis me foto. Ja, 2-3 min sa të ndaloj. Max 5 min.do thot avokati aha ky qenka ai trafikanti, ne dosjen e florit jam vlla 100%.
Sipas dosjes, pas këtyre komunikimeve, përdoruesi i PIN-it "CCNKHP" i dërgon bashkëbiseduesit dy fotografi, të cilat do t'i bashkëngjiteshin letrës.
Lidhur me arrestimin e tij në djeni janë vendosur edhe Oklid El Ouejdi dhe Salvatore Aliu, të cilët komunikojnë me njëri-tjetrin, pasi Dizdari nuk e ka më adresën në Sky Ecc. Oklid El Ouejdi, i cili dyshohet si personi përgjegjës për pritjen dhe shpërndarjen e ngarkesave me kokainë të ardhura nga Ekuadori drejt Europës, vë në djeni Aliun për arrestimin e Dizdarit:
Nise naj pun. Që kanë kap këtë Alduthin. Vlla, po më thonë..."
Aliu: Kush e ka kap? Mo vlla.
Oklidi: Njoni më tha, Lani. E kanë kap në Dubai.
Në një tjetër komunikim në SkyECC, mes PIN-it S1KPKA, në përdorim nga Oklid ElQuejdi, dhe PIN-it RG1CID, në përdorim nga Salvatore Aliu, përdoruesi i kodit S1KPKA i dërgon Aliut një fotografi të lajmit që raportonte arrestimin e Eldi Dizdarit në Dubai.