
FIER– Një përplasje me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Sipas Policisë, një person ende i paidentifikuar ka plagosur me thikë në këmbë një adoleshent. Aktualisht, 16-vjeçari ndodhet aktualisht në spital në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë uniformat blu të Fierit po punon për kapjen e autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në lagjen "8 Shkurti", Fier, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ZËRI