Aktualitet

Moti i keq 'pushton' nesër vendin, anulohen lundrimet Durrës-Bari

Kapiteneria e portit të Durrësit ka lajmëruar se nesër janë pezulluar lundrimet e dy trageteve nga Durrësi dhe dy trageteve nga Bari.

k.m.
Moti i keq 'pushton' nesër vendin, anulohen lundrimet
Foto ilustruese

TIRANË- Moti i keq do të anulojë lundrimet e trageteve në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës. Kapiteneria e portit të Durrësit ka lajmëruar se nesër janë pezulluar lundrimet e dy trageteve nga Durrësi dhe dy trageteve nga Bari. Ndërkohë, lundrimet në linjën Ankona-Durrës dhe anasjelltas do të vazhdojnë normalisht.

Nisjet dhe mbërritjet për linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, datë 12.01.2024, janë anuluar për shkak të erës së fortë me drejtim Veri-Lindje dhe forcë 8 në Adriatikun Jugor. Lundrimet për linjën Ankona-Durrës për të njëjtën datë do të funksionojnë si zakonisht,”-njofton Kapiteneria.

Bashkë me linjat e transportit, edhe anijet tregtare dhe peshkarexhat do të qëndrojnë në kalata deri në përmirësimin e motit.

Ndërkohë sot, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi se nesër priten reshje intensive kryesisht në 6 qarqe: Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë. Ndërsa në zonat malore mbi 300 metra priten reshje dëbore. Duke marrë pararsysh prurjet e shiut, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve. Ndërkohë qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB