Aktualitet

Me urdhër arrest nga SPAK! I vendosen prangat në Angli ‘mikut’ të Tor Xheçukës

Sipas aktakuzës, Muceku bashkëpunoi për të realizuar vrasjen e Hamza Terziut, i cili u godit me armë.

Redaksia Zëri
Me urdhër arrest nga SPAK! I vendosen prangat në Angli
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Edison Muceku është vendosur në pranga në Britaninë e Madhe. Shqiptari 34-vjeçari, i shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kapur në ëestminster të Britanisë së Madhe. Pas prangosjes, Gjykata vendosi për ekstradimin e tij në vendin tonë, ku edhe do të përballet me drejtësinë pasi akuzohet për tentativë vrasje në Bulqizë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me homologët për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet nga autoritetet britanike, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, operacioni policor i koduar “Another”. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. M., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Manchester, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

Sipas aktakuzës, Muceku bashkëpunoi për të realizuar vrasjen e Hamza Terziut. Edison Muceku akuzohet se është pjesë e grupit të Hektor Xheçukës, i njohur ndryshe edhe si Tor Xheçuka. Edhe ky i fundit është shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”. Nga dosja u zbulua se Xheçuka ishte vrasës me pagesë dhe se për llogari të Ervis Martinajt ka planifikuar vrasjen e Durim Bamit./ZËRI

Poll

MOS HUMB