TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Mësohet se Beqaj është paraqitur për të marrë pjesë në seancën gjyqësore për dosjen e "SASPAC".
Siç shihet edhe në pamje, Beqaj është shoqëruar nga një efektiv policie, pasi ndodhet nën masën "arrest shtëpiak".
Beqaj mbahej në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI