Aktualitet

Rinis seanca në GJKKO për Veliajn, Helena Kadare shkon ta mbështesë

Helena është filmuar duke u larguar nga ambientet e Gjykatës, në prani të dy zonjave të tjera.

k.m.
Rinis seanca në GJKKO për Veliajn, Helena Kadare shkon ta
Helena Kadare

TIRANË- Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, ka shkuar në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Helena është filmuar duke u larguar nga ambientet e Gjykatës, në prani të dy zonjave të tjera.

"Kemi ardhur të marim pjese te seanca e Veliajt. Na thanë që mund të marrim pjesë,"-u shpreh shkurtimisht Helena Kadare.

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB