Aktualitet

PËRPLASJA- Drejtoresha e spitalit të Dibrës qëllon shefin e financave, përfundon në Polici

Në debat e sipër, drejtoresha Irini Shehu ka marrë një shishe dhe e ka qëlluar me të në fytyrë duke i shkaktuar edhe dëmtime nga qelqi.

k.m.
PËRPLASJA- Drejtoresha e spitalit të Dibrës qëllon shefin e
 Irini Shehu

DIBËR- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spitalin e Dibrës, ku drejtoresha e institucionit ka qëlluar me shishe përgjegjësin e Financave, Shaban Uklala. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme brenda ambienteve të spitalit. Sherri mes tyre ka nisur gjatë një mbledhje të stafit, por është zhvendosur në zyrën e këtij të fundit pak më vonë. Në debat e sipër, drejtoresha Irini Shehu ka marrë një shishe dhe e ka qëlluar me të në fytyrë duke i shkaktuar edhe dëmtime nga qelqi.

I dëmtuar, Uklala ka marrë njëherë ndihmën mjekësore. Më pas, ipas njoftimit të Policisë, 37-vjeçari ka shkuar vetë në Komisariatin e Dibrës, ku edhe ka kallëzuar drejtoreshën duke rrëfyer se ishte goditur në fytyrë me një send të fortë nga drejtoresha e institucionit, por ende nuk dihen detaje lidhur me shkakun e përplasjes mes tyre. 

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, specialistët e Komisariatit të Policisë Dibër kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj drejtoreshës për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB