Aktualitet

"Revanshi"/ GJKKO dënon me mbi 10 vite burg Durim Bamin, ja sa u dënuan Aldo Avdylaj dhe 5 të tjerë

Sipas vendimit të GJKKO, Aldo Avdylaj do të vuajë dënimin me 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa për ish-efektivn e Forcave RENEA, Altin Morina dënimi përfundimtar është 6 vite e 8 muaj burgim.

F.I
"Revanshi"/ GJKKO dënon me mbi 10 vite burg Durim Bamin, ja sa u
Aldo Avdyli dhe Durim Bami

TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar shtatë të pandehurit e një fraksioni të dosjes së SPAK-ut të njohur si “Revanshi”. Të pandehurit në këtë çeshtje janë Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Heneringert Mitri, Oltion Zefi dhe Edison Jozvik. Ata akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë: sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kultivim i bimëve narkotike.

SPAK kërkoi 21 vite burg për Durim Bamin, por GJKKO e dënoi me 10 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Durim Bami është deklaruar fajtor për disa vepra penale: për “sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ndaj Arben Ndokës, për “grup të strukturuar kriminal” dhe për 'kultivimin e bimëve narkotike'. Nga ana tjetër, Durim Bami është deklaruar i pafajshëm për akuzën e sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes ndaj Erigers Mihasit dhe Tori Xheçukës.

Ndërkohë sipas vendimit të GJKKO, Aldo Avdylaj dhe Jozi Kraja të akuzuar se donin të vrisnin Durim Bamin, u vendos dënimi me 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa për ish-efektivn e Forcave RENEA, Altin Morina dënimi përfundimtar është 6 vite e 8 muaj burgim. 

DËNIMET E GJKKO:

-Jozi Kraja 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burg

-Aldo Avdylaj (alias Elidon Avdyli)  7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burg

-Oltion Zefi 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite burg

-Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 8 vite burg

-Henerigert Mitri 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 5 vite e 4 muaj burg

-Durim Bami 16 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite e 8 muaj burg

-Altin Morina 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg

"Revanshi"/ GJKKO dënon me mbi 10 vite burg Durim Bamin, ja sa u

Ndërkohë SPAK më herët kishte kërkuar këto dënime:

Aldo Avdyli – 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Edison Jozvik – 15 vite burg, ose 10 vite me gjykim të shkurtuar.

Oltion Zefi – 20 vite burg, ose 13 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.

Heneringert Mitri – 9 vite burg, ose 6 vite me gjykim të shkurtuar.

Altin Morina – 13 vite e 6 muaj burg, ose 9 vite me gjykim të shkurtuar.

Jozi Kraja – 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Durim Bami – 21 vite burg, ose 14 vite me gjykim të shkurtuar.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB