Aktualitet

Për çfarë u përdor? Automjeti i vjedhur, gjendet i djegur në një tunel ushtarak në Cerkovinë të Vlorës, nisin hetimet

Policia po heton edhe pistën nëse automjeti mund të jetë përdorur për veprimtari të ndryshme të paligjshme

F.I
Për çfarë u përdor? Automjeti i vjedhur, gjendet i djegur
PAMJE NGA AUTOMJETI I DJEGUR

VLORË-Një automjet tip fuoristradë, i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur në një tunel të vjetër ushtarak në zonën e Cerkovinës. Ngjarja është konstatuar mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:00, në një rrugë të paasfaltuar që lidh Cërkovinën me fshatrat përreth.

Sipas hetimeve, ka rezultuar se automjeti ishte raportuar i vjedhur disa kohë më parë në fshatin Panaja. Policia po heton edhe pistën nëse automjeti mund të jetë përdorur për veprimtari të ndryshme të paligjshme, përpara se të përfundonte i fshehur në tunelin e vjetër ushtarak.

Policia ka nisur marrjen dhe administrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e personave që kanë lënë automjetin në tunel, si dhe zbardhjen e itinerarit të tij. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar se kur është sjellë automjeti në këtë zonë dhe për çfarë qëllimi mund të jetë përdorur.

Poll

MOS HUMB