Aktualitet

Reshje të dendura shiu, uji vërshon në rrugët e Vlorës, banorët marrin vetë masa. Thasë me rërë para shtëpive

Banorët e zonës kanë marrë masa paraprake duke bllokuar hyrjet e banesave dhe bizneseve në zonat që konsiderohen si më të rrezikuarat.

k.m.
Reshje të dendura shiu, uji vërshon në rrugët e Vlorës,
Prurjet në Vlorë

VLORË- Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë sjellë pasojat e para në Vlorë. Sërish, në qytetin bregdetar dallohet prezancë e ujit në disa nga akset kryesore rrugore. Por problematika më e theksuar shfaqet në unazën e qytetit, atje ku shiu ka sjellë mbetje inertesh dhe dheu. Megjithatë, deri më tani nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara. Por pavarësisht këtij fakti, banorët e zonës kanë marrë masa paraprake duke bllokuar hyrjet e banesave dhe bizneseve në zonat që konsiderohen si më të rrezikuarat.

Banorët kanë marrë masa paraprake duke bllokuar hyrjet e banesave dhe bizneseve. Siç shihet edhe nga pamjet, banorët e qytetit kanë nisur të vendosin thasë me rërë për të minimizuar rrezikun për përmbytje.

Reshje të dendura shiu, uji vërshon në rrugët e Vlorës,
Masat e banorëve
Reshje të dendura shiu, uji vërshon në rrugët e Vlorës,
Masat e banorëve

Ndërkohë që sipas Bashkisë, në një njoftim publikuar në rrjete sociale, banorët duhet të jenë të kujdesshëm në 3 zona, duke mos parkuar automjetet apo shmangur lëvizjet e panevojshme. Zonat më me risk janë ato tek: “Albano-Rominë”, kisha Ortodokse, rruga e Portit dhe në Skelë. Aktualisht situata vijon e qetë dhe pa problematika. Gjithashtu, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit.

Për IGJEUM, zonat më me rrezik janë në Vlorë dhe në Gjirokastër.

Në tetor të këtij viti, Vlora u përmbyt nga një stuhi që pushtoi vendin.Për shkak të prurjeve, 33 familje me 55 anëtarë u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe u strehuan në konviktin e qytetit. Pas përmbytjes, Partia Demokratike e degës së Vlorë ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e rrethit lidhur me përmbytjet në qytetin bregdetar prej shirave të 4 tetorit. Për mediat, kreu i PD-së së Vlorës, Atird Hoxha zbuloi se ka depozituar një serë faktesh në Prokurori, duke bërë thirrje që të zbulohet se kush duhet të mbajë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB