Aktualitet

Opozita proteston para Bashkisë së Tiranë/ Efektivi i Policisë humb ndjenjat, kolegët e dërgojnë në spital

Teksa mbështetës dhe zyrtarë të Partisë Demokratike ishin mbledhur për të zhvilluar tubimin e 35-të para Bashkisë, një nga efektivët është ndjerë keq.

k.m.
Opozita proteston para Bashkisë së Tiranë/ Efektivi i
Momenti nga protesta

TIRANË- Një efektiv i Policisë së Shtetit ka humbur ndjenjat gjatë protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës. Teksa mbështetës dhe zyrtarë të Partisë Demokratike ishin mbledhur për të zhvilluar tubimin e 35-të para Bashkisë, një nga efektivët është ndjerë keq.

Polici ka humbur ndjenjat teksa po fliste drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi dhe në moment është marrë nga kolegët e tij. Këta të fundit e kanë futur në një nga makinat e Policisë për ta dërguar në spital.

MOMENTI ME VIDEO:

Incidenti shkaktoi panik dhe kaos për pak minuta, ndërsa edhe qytetarët që ndodheshin aty i kanë dhënë ndihmë. Aktualisht mësohet se efektivi është në gjendje të mirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB