Aktualitet

Protestuesit e gdhijnë sërish para Kryeministrisë, mbetet i bllokuar kalimi

Në shkallët e Kryeministrisë janë lënë edhe këpucë, si simbol i emigrimit të shqiptarëve.

F.I
Protestuesit e gdhijnë sërish para Kryeministrisë, mbetet i
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Një grup qytetarësh kanë kaluar sërish natën përpara Kryeministrisë dhe vijojnë të qëndrojnë aty edhe mëngjesin e sotëm. Protestuesit shihen teksa kanë vendosur disa karrige metalike përpara godinës, ndërsa qarkullimi i automjeteve në bulevard mbetet i bllokuar që prej ditës së djeshme (21 qershor). Në shkallët e Kryeministrisë janë lënë edhe këpucë, si simbol i emigrimit të shqiptarëve.

Kjo është nata e dytë që qytetarët e gdhijnë në Bulevard, ndërsa një ditë më ngritën edhe çadër. Policia nisi edhe një hetim në gjendje të lirë 9 qytetarë, të cilët vijuan qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pas përfundimit të protestës. Sipas autoriteteve, ata penguan qarkullimin e automjeteve dhe kanë prishur qetësinë publike. Blutë njoftuan se qytetarët zaptuan hapësirën publike, duke vendosur karrige metalike dhe sende të tjera në bulevard.

Poll

MOS HUMB