Aktualitet

Aksident fatal në Fushë-Krujë–Laç, humb jetën motoristi, arrestohet shoferi i 'Benzit'

Sipas informacioneve paraprake, Kola po udhëtonte me motoçikletë kur është përplasur nga një automjet tip “Benz”.

F.I
Aksident fatal në Fushë-Krujë–Laç, humb jetën
pamje nga aksidenti

LAÇ-Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, pranë fshatit Derven. Viktima është identifikuar si Gjin Kola. 

Sipas informacioneve paraprake, Kola po udhëtonte me motoçikletë kur është përplasur nga një automjet tip “Benz”. Goditja ka qenë fatale dhe ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, Luljan Vena, 24 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB