Aktualitet

E 'gdhinë' para Kryeministrisë, 9 protestues nën hetim! Policia: Penguan qarkullimin, vendosën karrige në Bulevard

Në ditën 21 të protestës, qytetarët të ulur në bulevard, me flamuj kuqezi, veshje tradicionale, parulla e thirrje qëndruan gjithë natën para godinës së kryeministrisë.

F.I
E 'gdhinë' para Kryeministrisë, 9 protestues nën hetim!
protestuesit para Kryeministrisë

TIRANË-Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë 9 qytetarë, të cilët vijuan qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pas përfundimit të protestës të së shtunës (20 qershor0. Sipas autoriteteve, ata kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe kanë prishur qetësinë publike. Blitë njoftojnë se qytetarët zaptuan hapësirën publike, duke vendosur karrige metalike dhe sende të tjera në bulevard.

Në ditën 21 të protestës, qytetarët të ulur në bulevard, me flamuj kuqezi, veshje tradicionale, parulla e thirrje qëndruan gjithë natën para godinës së kryeministrisë. 20 qershori shënoi natën e parë që protestuesit qëndrojnë në shesh që nga nisja e revoltave, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë së Tiranës kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas, të cilët, pas përfundimit të tubimit të zhvilluar më datë 20.06.2026, rreth orës 22:00, kanë vijuar qëndrimin në mënyrë të kundërligjshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe duke prishur qetësinë publike.

Konkretisht, shtetasit: Sh. G., 32 vjeç, A. G., 56 vjeç, A. B., 25 vjeç, V. K., 28 vjeç, G. K., 30 vjeçe, A. K., 43 vjeç, E. S., 36 vjeç, A. K., 34 vjeç dhe R. Sh., 22 vjeç.

Këta shtetas kanë qëndruar në tejkalim të orarit të njoftuar për zhvillimin e tubimit, si dhe kanë zaptuar hapësirën publike, duke vendosur karrige metalike dhe sende të tjera në bulevard.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë për lirimin e hapësirës së zënë dhe respektimin e dispozitave ligjore, ata kanë refuzuar të largohen dhe kanë vijuar qëndrimin në këtë zonë.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë përgjegjës për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”.

Poll

MOS HUMB