Aktualitet

'Këtu do të qëndrojmë'! Protestuesit ende para kryeministrisë, ngrejnë çadër, ndërhyn Policia

Qytetarët janë shprehur të vendosur se nuk do të largohen, ndërsa efektivët janë tërhequr.

F.I
'Këtu do të qëndrojmë'! Protestuesit ende para
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Një grup protestuesish vijojnë të qëndrojnë që prej mbrëmjes së djeshme përpara Kryeministrisë, si vijim i protestës së mbajtur që prej pasdites së djeshme, e cila vijon prej 21 ditësh. Protestuesit kanë vendosur një çadër për t’u mbrojtur nga dielli, ndërkohë që efektivët e Policisë kanë ndërhyrë për largimin e saj. 

Policia e Shteti u ka bërë thirrje protestuesve të respektojnë ligjin, duke i paralajmëruar për paligjshmërinë e bllokimit të Bulevardit. Qytetarët janë shprehur të vendosur se nuk do të largohen, ndërsa efektivët janë tërhequr. Thirrja 'Rama jepe dorëheqjen”, nuk ka munguar as paraditen e sotme.

Qytetarët kanë protestuar për të 21-tën herë mbrëmjen e djeshme teksa për orë të tëra janë mbledhur para kryeministrisë dhe kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit. Pjesë e kësaj proteste ishin edhe shqiptarë nga Diaspora, teksa me flamuj dhe pankarta në duar, ata kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre.

 

Poll

MOS HUMB