Aktualitet

E rëndë në Durrës! 11-vjeçari humb jetën duke u larë në det

Pritet të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

F.I
E rëndë në Durrës! 11-vjeçari humb jetën duke u
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një i mitur se është mbytur. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar, ku një 11-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht gjatë kohës që ishte në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike, si dhe pritet të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.

Poll

MOS HUMB