Aktualitet

Aksion për goditjen e Call Center-ave, Policia kontrolle prej disa orësh tek Delijorgji

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet dhe kontrollet vijojnë.

F.I
Aksion për goditjen e Call Center-ave, Policia kontrolle prej disa
pamje-deliorgji

TIRANË-Një tjetër operacion policor është zhvilluar në kryeqytet, ku forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në zonën e Delijorgjit në disa ambiente të dyshuara se shërbejnë si Call Center të paligjshëm.

Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se kontrollet po vijojnë prej orësh, ndërsa detajet pritet të bëhen me dije në vijim.

Sipas informacioneve paraprake, policia po kryen verifikime në terren për të dokumentuar veprimtarinë e dyshuar dhe për të mbledhur prova mbi funksionimin e këtyre ambienteve. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet dhe kontrollet vijojnë. Detaje të reja lidhur me rezultatin e operacionit dhe masat që mund të merren, priten në vijim.

Prej muajsh autoritetet kanë goditur raste të veprimtarive të dyshuara kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike të kryera përmes call center-ave në Tiranë. Aksioni i fundit ishte ai kundër 2 call centerave në zonën pranë Liqenit të Thatë, të cilët mashtronin qytetarët europianë, duke u marrë shuma të mëdha parash. Në kuadër të operacionit u arrestuan edhe dy administratorët Marjo Kolli dhe Bjorn Kareco.

Poll

MOS HUMB