
MAMURRAS-Një tjetër punëtor ka humbur jetën gjatë punës në gurore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në një gurore në Mamurras, ku dyshohet se 38-vjeçari, duke riparuar një mjet pune, aksidentalisht është plagosur dhe për pasojë ka humbur jetën. Viktima është shtetasi P. P., 38 vjeç, banues në fshatin Sanxhak.
“Rreth orës 12:00, në një gurore në Mamurras, shtetasi P. P., 38 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, dyshohet se duke riparuar një mjet pune, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit", thuhet në njoftimin e policisë.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Kurbinit për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore. Policia po vijon me hetimet për të përcaktuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë dhe për të identifikuar përgjegjësit./ZËRI