Aktualitet

Banori me aftësi të kufizuara hipën mbi fadromë! Drejtori i IKMT: Mos luani me fatkeqësinë e njerëzve, na lini të bëjmë detyrën

Drejtori i Zbatimit të Vendimeve të IKMT, Fatmir Metaj është përballur me banorët dhe u kërkon atyre që t’i lejojnë të bëjnë detyrën.

F.I
Banori me aftësi të kufizuara hipën mbi fadromë! Drejtori i
Fatmir Metaj

THETH-Në Theth banorët vijojnë protestën për shembjen e kabinave dhe bujtinave të tyre nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Mjedisit, ku nuk kanë munguar përplasjet me punonjësit e IKMT. Familja Koçeku po bën rezistencë, teksa fadromat do të rrafshojnë disa bujtina të ndërtuara pa leje në pronësi të tyre pranë Kullës së Ngujimit në Theth.

Drejtori i Zbatimit të Vendimeve të IKMT, Fatmir Metaj është përballur me banorët dhe u kërkon atyre që t’i lejojnë të bëjnë detyrën. Sipas tij banorët po përdorin Bekim Koçeku, me aftësi të kufizuara, për të ndaluar ndërhyrjen.

Debati:

Fatmir Metaj: Nuk ka lidhje fare zotëria me objektet, jeni ju pronari, Ju luten edhe njëherë, ju kemi njoftuar, ju kemi lënë kohë për dy ditë rresht, që nesër në orën 08:00 objekte do ti çmontojmë.

BanorëtAsnjë minutë.

Fatmir Metaj: Ju toleruam dy ditë, duke na premtuar se nesër i keni të çmontuara. Largoni njerëzit dhe na lini të bëjmë detyrën. Mos luani me fatkeqësinë e njerëzve.

BanorëtCilën detyrë.

Fatmir Metaj: Ju kemi toleruar jashtë masë, duke shkelur edhe ligjin. Objektet janë pa leje. Ngaqë objektet janë pa leje keni bërë një akt noterial në emër të zotërisë (Bekim Koçeku, me aftësi të kufizuara). Ju lutem edhe një herë mos luani me fatkeqësinë e njerëzve.

Bekim Koçeku, me aftësi të kufizuara u fut në mes të fadromës së IKMT dhe u shpreh se më mirë do të vdesë sesa t’i prishen shtëpitë prej druri që sipas tij i ka ndërtuar me kredi dhe borxhe./ZËRI

Poll

MOS HUMB