Aktualitet

DETAJE nga vrasja e 23-vjeçarit në Mat! Autorët e ndoqën deri në Burrel, u dhunua dhe trupi u hodh në liqen

Dyshohet se 23-vjeçari është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët më pas e kanë vrarë.

zh.ll
DETAJE nga vrasja e 23-vjeçarit në Mat! Autorët e ndoqën
Renis Dobra

MAT-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në zonën e Shkopetit, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i mbytur në liqen. Burime bëjnë me dije se nga kamerat e sigurisë gjatë rrugës është fiksuar një automjet që ka ndjekur makinën e të riut nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.

Dyshohet se 23-vjeçari është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët më pas e kanë vrarë. Pas vrasjes, autorët dyhsohet se e kanë hedhur bashkë me makinën e tij në liqen, ndërsa trupi i të riut ka dalë nga automjeti pak metra pa rënë në ujë.

Shkaku i ngjarjes është ende i paqartë, ndërsa ekspertiza ka përcaktuar se në zonën e fytit 23-vjeçari ka shenja mavijosje në qafë dhe ka plagë në trup.I riu kishte një ditë që ishte raportuar i zhdukur nga familja. Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë nisën kërkimet dhe, pas disa orësh, u gjet trupi i pajetë i 23-vjeçarit pranë liqenit të Shkopetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB