Aktualitet

MISTERI- Gjendet kufoma e një 23-vjeçari, i riu dyshohet se është mbytur, makina i ka përfunduar në Shkopet

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Madhesh të Ulzës në Mat.

k.m.
MISTERI- Gjendet kufoma e një 23-vjeçari, i riu dyshohet se
Renis Dobra

MAT- Një 23-vjeçar, i identifikuar si Renis Dobra dyshohet se është vrarë pranë Liqenit të Shkopetit në Mat. Trupi i tij është gjetur i pajetë pranë bregut, ndërkohë që mjeti i tij dyshohet se ka përfunduar në liqen në rrethana krejt të paqarta. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur, por ka dyshime se i riu është mbytur me duar ose me ndonjë send tjetër, pasi në zonën e qafën janë vënë re disa mavijosje. Përveç mavijosjeve në qafë, në të gjithë trupin e të riut ka shenja dhune. Kjo lëvizje ngre dyshimet se i riu është marrë peng, është dhunuar dhe vrarë, dhe më pas, autorët kanë tentuar që të fshehin gjurmët duke e hedhur mjetin në liqen.

MISTERI- Gjendet kufoma e një 23-vjeçari, i riu dyshohet se
Renis Dobra

I riu ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme dhe sipas njoftimit të Policisë, denoncimin për zhdukjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, e bëri i ati i tij, duke kallëzuar se i biri nuk ishte kthyer në banesë. Por pas disa orësh kërkime, kufoma e tij u gjet pranë liqenit të Shkopetit.

Njoftimi i policisë:

Mat/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë. Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen. Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Tashmë në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu, ndërkohë që për përcaktimin e shkakut të vdekjes së Renis Dobrës janë nisur edhe ekspertë nga Tirana. Teksa hetohet për të zbuluar shkakun e vdekjes, blutë po kërkojnë edhe autorët e ngjarjes. Aktualisht ka dy pista që po shqyrtohen nga Policia, ajo e vrasjes për motive xhelozie, por nuk përjashtohet që i riu të jetë përfshirë në mbjelljen e parcelave me kanabis. Kjo pistë u ngrit për shkak se në momentin që i ati i të riut të zhdukur shkoi në Polici, fillimisht kërkoi informacion për të zbuluar nëse i biri ishte arrestuar. Pasi zbuloi që i biri nuk ishte arrestuar, i ati vendosi që të bënte kallëzim për zhdukjen e tij. Nga të dhënat e deritanishme të Policisë, Dobra nuk ka precedentë të rëndë kriminalë, dhe njihej vetëm për disa raste vjedhjesh.

Kështu që për zbardhjen e vrasjes së tij, hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Dibrës, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e automjetit tip ‘Benz’ të viktimës. Nga të dhënat e para nga hetimet është zbuluar se makina e të riut është kapur nga kamerat e sigurisë nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit. Por "Benz-i" nuk ka qenë vetëm, pasi kamerat kanë fiksuar edhe një automjet që shoqëronte makinën e Renis Dobrës. Por "ndjekja" ndërpritet në Burrel, pasi tek vendi ku u gjet trupi i viktimës nuk ka kamera sigurie./ZËRI

Poll

MOS HUMB