Aktualitet

Nën efektin e drogës nuk i ndalon patrullës, 29-vjeçari përplas me makinë 2 policët në Tiranë

I riu ka parë që efektivët po shkonin drejt tij, 29-vjeçari i ka dhënë gaz makinës duke i përplasur.

F.I
Nën efektin e drogës nuk i ndalon patrullës, 29-vjeçari
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi nën efektin e dogës ka aksidentuar me makinë dy efektivë policie në tentativë për t’u arratisur. Sipas burimeve bëhet me dije se blutë ishin informuar se i riu kishte lëndë narkotike në makinë.

Teksa ky i fundit ka parë që efektivët po shkonin drejt tij, 29-vjeçari i ka dhënë gaz makinës duke i përplasur. Pas kontrolleve të kryera dhe pas sjelljeve agresive i riu rezultoi nën efektin e drogës, ndërsa lënda narkotike iu gjet në banesë jo në automjet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. Xh., 29 vjeç.  Ky shtetas me automjetin që dyshohet se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë ka përplasur një automjet policie, gjatë tentativës për t’u larguar. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët morën asistencë mjekësore në spital. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë, i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./ZËRI

Poll

MOS HUMB