Aktualitet

Plumbi në këmbë i preku një venë kryesore, Brian Syzo transportohet me helikopter te Trauma (VIDEO)

Plumbi i ka kapur njërën prej venave kryesore dhe nevojitet trajtim i specializuar.

zh.ll
Plumbi në këmbë i preku një venë kryesore, Brian Syzo
momenti kur 35-vjeçari transportohet me helikopter

TIRANË- Brian Syzo është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. 35-vjeçari ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë nga Nikolla Agolli mesditën e sotme në Pogradec. Plumbi i ka kapur njërën prej venave kryesore dhe nevojitet trajtim i specializuar.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të autorit të dyshuar. Të dy personat rezultojnë të njohur për organet e rendit. Sipas burimeve, ngjarja mund të ketë edhe një histori të mëparshme konflikti mes palëve, ku vëllai i Brian Syzos dyshohet se ka plagosur më herët Nikolla Agollin, por këto rrethana janë ende në verifikim nga autoritetet./ZËRI

Poll

MOS HUMB