POGRADEC- Nikolla Agolli, autori i dyshuar i plagosjes së 35-vjeçarit Brian Syzo në Pogradec, është arrestuar nga Policia e Prrenjasit pas disa minutash ndjekjeje.
Burime policore bëjnë me dije se Agolli është kapur në zonën e Prrenjasit, së bashku me një person të dytë që e shoqëronte në momentin e ndalimit.
Arrestimi i tij është realizuar falë koordinimit mes strukturave të Policisë së Prrenjasit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Ndërkohë, shërbimet policore po vijojnë kontrollet në një zonë pranë liqenit, ku dyshohet se është hedhur arma e krimit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./ZËRI