Aktualitet

 “Plumbi i Artë”/ GJKKO ndan çështjen, Martinaj e Çela do të gjykohen veç nga pjesa tjetër e grupit kriminal

Më 15 maj 2025, SPAK mbylli hetimet për dosjen “Plumbi i Artë 1” dhe dërgoi për gjykim 11 anëtarët e grupit të strukturuar kriminal duke kërkuar gjykimin për Suel Çelën (Marjus Lulaj), Talo Çelën, Eljo Bitrin, Festim Qolin, Agron (Kamber) Mehjan, Abedin Mamën, Aleks Çelën, Florenc Çapjan, Ervis Martinajn, Alket Xhixhën dhe Elvin Mërlikën.

l.k
 “Plumbi i Artë”/ GJKKO ndan çështjen,
Suel Çela dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur në seancën paraprake të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e dosjes me 11 të akuzuar nga SPAK për përfshirje në grup kriminal.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se Ervis Martinaj, Talo Çela, Marjus (Suel) Çela do të shqyrtohen të veçuar, të cilët janë shpallur në kërkim dhe ende nuk dihet asgjë për ta. Bëhet e ditur se GJKKO-ja ka kërkuar që Ministria e Drejtësisë t’u drejtohet me një letërporosi autoriteteve belge për ekstradimin e Eljo Bitrit.

Më 15 maj 2025, SPAK mbylli hetimet për dosjen “Plumbi i Artë 1” dhe dërgoi për gjykim 11 anëtarët e grupit të strukturuar kriminal duke kërkuar gjykimin për Suel Çelën (Marjus Lulaj), Talo Çelën, Eljo Bitrin, Festim Qolin, Agron (Kamber) Mehjan, Abedin Mamën, Aleks Çelën, Florenc Çapjan, Ervis Martinajn, Alket Xhixhën dhe Elvin Mërlikën.

Për çfarë akuzohen anëtarët e grupit kriminal?

Suel Çela (Marjus Lulaj) akuzohet për 'vrasje me paramendim' e mbetur në tentativë ndaj shtetasit, Lulzim Masha, më datë 18.01.2022 në Tiranë dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe atë të “Sigurimit të mjeteve dhe kushteve”, për të vrarë Kastriot (Elton) Kilen, më datë 29.03.2022, në Elbasan.

Talo Çela akuzohet për vrasje me paramendim të Fatmira (Habili) Dedaj, vrasje e mbetur në tentativë Arben Islam Çetës, vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit. Çela akuzohet dhe për 6 raste vjedhje me armë e dhunë gjatë harkut kohor 2011-2017.

Eljo Bitri akuzohet për “Shkatërrimin me eksploziv të pronës” ndaj Mustafa Subashi, më datë 29.01.2020, vrasjen e Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, dhunën ndaj Blerta Bengasit, vjedhje dhe “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e Sokol Sanxhaktarit. Ai është i arrestruar në Leiden të Holandës pasi është kapur me armë zjarri. Gjatë qëndrimit në qeli Bitri ka pranuar të flasë për SPAK, duke treguar për pjesëmarrjen e tij në ngjarje kriminale në "katrorin": Tiranë, Durrës, Rrogozhinë, Peqin dhe Elbasan.

Festim Qoli akuzohet për “Vrasje me paramendim” të Fatmira (Habili) Dedaj, vrasjen e Elvis Dedaj, më datë 05.06.2012, “shkatërrimin me eksploziv të pronës” së Mustafa Subashit, si dhe dhunën e ushtruar ndaj Blerta Bengasit.

Elvin Merlika dhe Alket Xhixha akuzohen nga SPAK për grup të strukturuar kriminal dhe sigurim të kushteve për vrasjen e Indrit Dokles në vitin 2022 në Tiranë, me porosi të Ervis Martinaj, atentat që nuk u realizua.

Florenc Çapja, akuzohet për “Sigurimi të kushteve dhe mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e Sokol Sanxhaktarit në Elbasan. Ai u ekstradua më 2 maj nga Dubai drejt Tiranës për llogari të autoriteteve shqiptare.

Agron (Kamber) Mehja akuzohet për tentativë për vrasjen e Arben Islam Çetës më 14 nëntor 2013 në Elbasan.

Ervis Martinaj, akuzohet për 'Sigurimi të kushteve dhe mjeteve materiale', për të kryer vrasjen e Indrit Dokle, në muajt prill-maj të vitit 2022, në Tiranë. Për Martinajn nuk ka asnjë informacion prej më shumë se tre vitesh.

Ndërsa së fundmi, RENA zbarkoi në Fushë-Kuqe dhe në Dorbrac të Shkodrës, ku arrestoi Elvin Mërlikën dhe Fredi Xhixhën, pasi ishin shpallur në kërkim nga SPAK lidhur me dosjen “Plumbi i Artë”./ZËRI

Poll

MOS HUMB