TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit të Autoritetit të Konkurrencës që gjobitën 6 kompani, të cilat rezultojnë se kanë bërë marrëveshje për të diktuar çmimet e kontrolluar tregun. I konsideruar si zëri më kritik brenda socialistëve, dhe shpesh herë ngre zërin në mbrojtje të fermerëve, Braçe, këtë herë ka kundërshtuar vendimin e Konkurrencës.
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Braçe ka dalë në mbrojtje të njëri prej grumbulluesëve të goditur nga Konkurrenca. Konkretisht, pronarin e "Fruit-To-Zela", të cilin thotë se e njeh shumë kohë më parë. Sipas Braçes, "Fruit-To-Zela" nuk ka lidhje me 5 kompanitë e tjera, 'as nuk shet në treg të brenshëm e as nuk qoftë edhe një qindarkë pa paguar për buqit'.
"Autoriteti i Konkurrencës ia ka futur kot", thotë Braçe, ndërsa shton se për Nuri Zela i "Fruit-To-Zela", madje nuk asnjë provë që vërteton ndikimin e çmimeve në treg.
Postim i plotë i Braçes:
NE #PUNE
CMIMET E LARTA TE PERIMEVE E FRUTAVE NE #TIRANE,
I PAGUAJME TE GJITHE!
POR FAJTORI NUK ESHTE NURI ZELA!
AUTORITETI I KONKURRENCES JA KA FUTUR KOOOT;
NUK KA AS LOGJIKE E AS PROVA AJO QE SHPERNDAU NE PUBLIK-ZERO;
6 GRUMBULKUES NGA 600 TE TILLE, 6 EKSPORTUES NGA 350 TE TILLE, NUK MUND TE NDIKOJNE CMIMET NE TREG,
NUK KA ASNJE GJASE!
Nderkohe, NURI ZELEN-njeri nga 6 “fajtoret” sipas AUTORITETIT TE KONKURRENCES, e njoh shume heret,
qysh kur la emigrimin e u kthye ne GRABIAN te bente kete pune;
Eshte ashtu sic them ne VIDEO-nuk ka lidhje me 5 te tjeret, NUK SHET NE TREG TE BRENDSHEM, NUK KA QOFTE EDHE NJE QINDARKE PA PAGUAR TEK BUJQIT, NUK ESHTE AS KUSHTEZUES E AS PERJASHTUES PER CMIM TEK BUJQIT;
Ai ka prova per secilen nga keto, AUTORITETI I KONKURRENCES nuk ka asnje prove per secilen nga keto!
Kur folen shkarazi per kete nje muaj me pare ne KOMISION, ju thashe “kujdes se nga keto qe po degjoj nga ju, jeni shume larg nga ajo qe ndodh ne territor tek bujqit”!
Frika ime tani eshte e provuar!
Dhe ska si te jete ndryshe me nje institucion qe refuzon te hetoj NARREVESHJEN E NDALUAR TE DEKLARUAR BOTERISHT NE TREGUN E SIGURIMEVE, MONOPOLIZIMIN E NGADALTE E TE QENDRUESHEM NE TREGUN E SHERBIMIT SPITALOR PRIVAT;
Mbi te gjitha, TE MOS PERFSHIJE NE HETIM E TE PRANOJ ABUZIMIN E NEVERITSHEM ME POZITEN DOMINUESE TE TREGUT TE PERIMEVE E FRUTAVE NE TE HYRE TEK BUJQIT TIRANES!
Ata qe punojne nga mengjesi ne mengjes jane fajtoret gjithnje!
Autoriteti i Konkurrencës ka ndëshkuar me gjobë 6 kompani: Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK. Pas një hetimi 2 vjeçar, rezulton se këto kompani kanë bashkërenduar çmimet e blerjes gjatë periudhave të sezonit, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve dhe duke aplikuar mark-up (shtesë mbi kosto) shumë të lartë, deri në 115%.
Siç bën me dije Konkurrenca në njoftimin e saj, sjellje e bashkërenduar e këtyre kompanive përbën marrëveshje të ndaluar sipas nenit 4 të ligjit nr.9121/2003 dhe është cilësuar si shkelje e rëndë, për të cilën Komisioni ka vendosur gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit financiar paraardhës./ZËRI

