TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të tjerë të shpallur në kërkim për plagosjen e 18-vjeçares, Natlia Murati, ngjarje e ndodhur më 14 shkurt. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Saimir dhe Elvid Gjuta. të cilit ishin të shpallur në kërkim për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Sipas njoftimit, mësohet se pas konsultimit më prokurorin, u vendos që të dy ata të hetohen në gjendje të lirë. Të arrestuarit janë babai dhe kushëriri i Erisjaldo Gjuta. Ky i fundit është i dashuri i të resë, i cili është lënë në "arrest me burg" nga Gjykata e Tiranës.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kapën shtetasit S. Gj. dhe E. Gj., të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, për ngjarjen e ndodhur më datë 14.02.2026, në Sauk, ku u vetëplagos një 18-vjeçare. Pas konsultimit me Prokurorin, u vendos që këta shtetas të hetohen në gjendje të lirë.", njoftoi sot policia.
Ngjarja u regjistrua mesnatën e 14 shkurtit, ku 18-vjeçarja Natalia Murati, dyshohet se u vetëplagosur me armë zjarri në hotel "Gjuta", në zonën e Saukut. Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta (babë e bir) kanë pretenduar se kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat. Kur kanë hyrë te dhoma kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe anëtarët e tjerë, Mirvete dhe Vladimir Gjuta (nëna dhe xhaxhai i 22-vjeçarit) dhe kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes, kanë marrë e fshehur armën, kanë larë gjakun, ndërsa Mirvetja me Elvirin janë nisur me makinë për ta dërguar në spital dhe janë porositur të deklarojnë që "vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut". 18-vjeçarja dyshohet se ka tentuar edhe herë tjetër për t'u vetëdëmtuar./ZËRI