Aktualitet

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ 'Email' dhe të dhënat e fëmijëve- Si e zbuloi SPAK Lentin dhe Meçajn në Sky ECC

Një rast tjetër identifikimi është bërë përmes numrit të telefonit të avokatit të Redjan Rrajës.

F.I
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ 'Email' dhe të dhënat e
Plarent Dervishaj dhe Juljan Meçaj

TIRANË-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur në GJKKO detaje mbi mënyrën se si janë identifikuar personat që qëndrojnë pas kodeve të përdorura në platformën e enkriptuar Sky ECC, në procesin ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes.

Në seancën e sotme prokurorët shpjeguan se identifikimi i personave është bërë përmes analizës së komunikimeve, fotografive dhe të dhënave personale të shkëmbyera në bisedat e aplikacionit.

Sipas SPAK, në disa raste përdoruesit e Sky ECC kanë përdorur pseudonime që lidhen me emrat e tyre, ndërsa në raste të tjera identifikimi është bërë përmes të dhënave personale që ata kanë dërguar vetë në komunikime. Në rastin e Plaurent Dervishajt, hetuesit kanë gjetur një foto të dërguar në biseda ku kërkohej mbyllja e një adrese emaili.

Në bisedat në SKY Ecc kanë rezultuar edhe të dhëna familjare, si emrat e fëmijëve dhe datat e lindjes së tyre. Pas verifikimeve të kryera, këto informacione kanë rezultuar se i përkasin Dervishajt. Në të njëjtën mënyrë është zbuluar edhe Julian Meçes. Ky i fundit, në disa komunikime ka shpërndarë fotografi dhe informacione që kanë ndihmuar hetuesit të lidhin profilin e përdorur në aplikacion me identitetin e tij. 

Një rast tjetër identifikimi është bërë përmes numrit të telefonit të avokatit të Redjan Rrajës. Në komunikime është dërguar një foto ku shfaqej numri i telefonit dhe pas verifikimeve hetuesit kanë gjetur një memo të përgatitur nga avokati në fjalë, e cila ka ndihmuar në identifikimin e Ramazan Rrajës.

Plarent Dervishaj një personazh i njohur në sferën e krimit në Shqipëri, u ekstradua nga Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe, si personi kryesor i përfshirë në atentatin ndaj ish- prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, në nëntorin e vitit 2019, në mbikalimin e Shkozetit. Edhe Julian Meçe, ish-anëtari i bandës së Durrësit akuzohet se bashkë me Plarent Dervishajn  janë porositësit e atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019.

Arjan Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, "Rumin e Shijakut"./ZËRI

Poll

MOS HUMB