Aktualitet

Përplasje para Kryeministrisë/ Rritet numri i të shoqëruarve, protestuesit refuzojnë të tërhiqen

Pavarësisht ndërhyrjes së uniformave blu, protestuesit vijojnë të qëndrojnë përpara Kryeministrisë, ku përsëriten thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

M.K.
Përplasje para Kryeministrisë/ Rritet numri i të
foto nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Vijon mes tensioneve protesta e ditës së sotme, e cila ka përshkallëzuar këte mbrëmje mes qytetarëve dhe uniformave blu. Efektivët kanë ndërhyrë për të zhvendosur protestuesit nga zona pranë godinës, por qytetarët kanë kundërshtuar dhe kanë refuzuar të largohen. Në terren janë vendosur forca të shumta policie, përfshirë efektivë të FNSH-së.

Gjatë zhvillimeve të mbrëmjes është rritur edhe numri i personave të shoqëruar nga policia. Pavarësisht ndërhyrjes së uniformave blu, protestuesit vijojnë të qëndrojnë përpara Kryeministrisë, ku përsëriten thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e Policisë së Shtetit vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri në zonën përreth godinës.

Poll

MOS HUMB