Aktualitet

Protesta e 94-të/ Protestuesit bllokojnë hyrjen e Kryeministrisë, mbërrin Policia

Protestuesit kanë zgjedhur një tjetër skenar për tubimin e kësaj të marte, duke u vendosur përpara godinës së Kryeministrisë pasi kanë mësuar se brenda ambienteve të saj ndodhet kryeministri Edi Rama.

M.K.

Protesta e 94-të/ Protestuesit bllokojnë hyrjen e Kryeministrisë,

TIRANË- Protesta e 94-të qytetare ka nisur me tensione para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët kanë bllokuar hyrjen kryesore të institucionit. Protestuesit kanë zgjedhur një tjetër skenar për tubimin e kësaj të marte, duke u vendosur përpara godinës së Kryeministrisë pasi kanë mësuar se brenda ambienteve të saj ndodhet kryeministri Edi Rama.

Përballë protestuesve është vendosur një kordon policie, i cili ka rrethuar hyrjen e godinës dhe ka krijuar një barrierë për të penguar afrimin e mëtejshëm të qytetarëve. Situata është shoqëruar edhe me shtim të masave të sigurisë, ku në ambientet e Kryeministrisë kanë mbërritur policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB