Aktualitet

Përplasja në Rrajcë për hartën e Përrenjasit, banorët braktisin dëgjesën

Në qender të diskutimeve ishte e ardhmja e hartës territoriale dhe qëndrimi që duhet të mbahet ndaj propozimeve të reja.

M.K.
Përplasja në Rrajcë për hartën e Përrenjasit,
FOTO NGA DEGJESA PUBLIKE NE RRAJCE

RRAJCË- Takimi i cili synonte të merrte mendimet e banorëve mbi ndryshimet e propozuara për territorin e Bashkisë Përrenjas u shoqërua me debate dhe pakënaqësi. Në qender të diskutimeve ishte e ardhmja e hartës territoriale dhe qëndrimi që duhet të mbahet ndaj propozimeve të reja. Banorët kërkuan nga deputetët socialistë të zonës, Bora Muzhaqi dhe Olsi Komici, një qëndrim të qartë lidhur me planin.

Sipas të pranishmëve kërkesa për një përgjigje konkrete nuk mori një përgjigje përfundimtare. Deputetët nuk u shprehën hapur nëse e mbështesin apo e kundërshtojnë planin territorial, çka solli reagime të forta në sallë.

Banorët e Rrajcës kërkuan më shumë transparencë dhe angazhim politik për një çështje që prek drejtpërdrejt komunitetin e tyre. Mungesa e një qëndrimi të prerë u prit me pakënaqësi nga të pranishmit. Situata u tensionua më tej dhe një pjesë e banorëve vendosën të largohen nga takimi, duke e konsideruar atë të pamjaftueshëm për të dhënë përgjigje mbi shqetësimet e tyre.

Në anën tjetër, gjatë debatit pati edhe përfaqësues të opozitës, të cilët u pozicionuan kundër propozimeve të diskutuarara për ndryshimet territoriale./ZËRI

Poll

MOS HUMB