Aktualitet

Përplasja me armë në Lezhë/ Gjykata dënon me 6.6 vite burg Besnik Dimonin, 20 vite për Altin Markun

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2022 ku mes administratorit dhe Altin Marku, pati shkëmbim zjarri.

F.I
Përplasja me armë në Lezhë/ Gjykata dënon me 6.6 vite
Altin Marku dhe Besnik Simoni

LEZHË-Gjykata e Lezhës ka dhënë dënimet në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur në muajin prill të viti 2022 në fshatin Kallmet, ku u përfshi dhe ish-kreu i Njesisë Administrative Besnik Simoni. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur Gjykata dënoi me 6 vite e 6 muaj burg Besnik Simonin dhe me 20 vite burg Altin Markun. 

Simoni u gjet fajtor për veprat penale “Vrasja ne kapërcim të kufijve të mbrojtjes se nevojshme” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe u dënua me 6 vite e 6 muaj burgim. Ndërsa Altin Marku u dënua me 20 vite burg për veprat penale” “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Prokurori i çështjes Françesk Ganaj kishte kërkuar dënimin maksimal me 40 vite burg në total për dy të pandehurit, por trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Aurel Arapi, Aldi Kareco dhe Migena Laska ju dha një masë dënimi më të butë me 26 vite e 6 muaj burg në total.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2022 ku mes administratorit dhe Altin Marku, pati shkëmbim zjarri. Sipas dosjes hetimore, ka qenë Altin Marku i cili ka qëlluar me armë zjarri plot 9 herë, në drejtim të ish-funksionarit të pushtetit vendor Besnik Simoni, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me armë zjarri duke qëlluar 19 herë me armë zjarri. Nga të shtënat të dy personat mbetën të plagosur./ZËRI

Poll

MOS HUMB