Aktualitet

Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Faleminderit! Shqipëria, shembull frymëzimi

Kluge shkruan se Shqipëria i është bashkuar vendeve si Franca, Rumania dhe Norvegjia në mbështetje të pacientëve të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza.

F.I
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH:
Hans Kluge Jr.

SHBA-Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge Jr., ka falenderuar Shqipërinë për mikpritjen e familjes nga Gaza dhe të vogëlushit 1-vjeçar që erdhi në vendin tonë për trajtim mjekësor më të specializuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Kluge shkruan se Shqipëria i është bashkuar vendeve si Franca, Rumania dhe Norvegjia në mbështetje të pacientëve të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza. Ndër të tjera ai u shpreh se mbi 12 000 pacientë kanë ende nevojë urgjente për kujdes mjekësor jashtë Gazës.

“Faleminderit, Shkëlqesia juaj kryeministër Edi Rama, që u bashkuat me shtetet e tjera anëtare të OBSH-së në Evropë, përfshirë Francën, Norvegjinë dhe Rumaninë, në mbështetje të pacientëve të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza. Besoj se kjo shënon fillimin e shumë evakuimeve jetike drejt Shqipërisë dhe shpresoj që veprimet tuaja të dhembshura të frymëzojnë të tjerët të ndjekin këtë shembull mbi 12 000 pacientë kanë ende nevojë urgjente për kujdes mjekësor jashtë Gazës,” shkruan Kluge.

Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH:
POSTIMI

Mbrëmjen e 16 janarit u krye evakuimi për ofrimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri për një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza. Fëmija erdhi me probleme respiratore dhe po merr mjekimin e duhur, ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB