Aktualitet

Përplasja me armë zjarri në Lezhë, Prokuroria jep pretencën për Besnik Simonin dhe Altin Markun

Për Besnik Simonin është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me 12 vite burg

F.I
Përplasja me armë zjarri në Lezhë, Prokuroria jep
Altin Marku dhe Besnik Simoni

LEZHË-Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën për dy autorët e ngjarjes së ndodhur në Kallmet të Lezhës, ku ish-kreu i Njësisë Administrative dhe bashkëfshatari eitij, Besnik Simoni u përfshinë në një konflikt me armë zjarri. Për Besnik Simonin është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me 12 vite burg, ndërsa për Altin Markun është kërkuar dënimi me 28 vite burg për veprat penale ‘vrasja me paramendim’ dhe ‘mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’.

Pretenca e Prokurorisë së Lezhës: 

Deklarimin fajtor i pandehuri Altin Marku, per vepren penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 22 (njezete e dy) vite burgim.

Deklarimin fajtor i pandehuri Altin Marku, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve ne një të vetëm duke e dënuar perfundimisht të pandehurin Altin Marku me 28 vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të dënuarin Altin Marku të bëhet ne një burg te sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor i pandehuri Besnik Simonaj për veprën penale “Vrasja ne kapercim te kufijëve të mbrojtjes se nevojshme”, parashikuar nga neni 83 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Deklarimin fajtor i pandehuri Besnik Simonaj, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve ne nje të vetëm duke e denuar perfundimisht të pandehurin Besnik Simonaj, me 12 vite burgim.

Vuajtja e dënimit për te dënuarin Besnik Simoni, te bëhet ne nje burg te sigurisë së zakonshme.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2022 ku mes administratorit dhe Altin Marku, pati shkëmbim zjarri. Sipas dosjes hetimore, ka qenë Altin Marku i cili ka qëlluar me armë zjarri plot 9 herë, në drejtim të ish-funksionarit të pushtetit vendor Besnik Simoni, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me armë zjarri duke qëlluar 19 herë me armë zjarri. Nga të shtënat të dy personat mbetën të plagosur./ZËRI

Poll

MOS HUMB