Aktualitet

Akuzohet për pastrim parash, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan, i sekuestrohen 136 mijë euro pasuri

Bëhet fjalë për Marselo Arani, i cili rezulton me precedentë penalë në Itali.

I.F
Akuzohet për pastrim parash, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan,
Pamje nga momenti arrestimit

ELBASAN- Një 31 vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi akuzohet për pastrim parash. Bëhet fjalë për Marselo Arani, i cili rezulton me precedentë penalë në Itali. Ndaj të riut, gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan i ka caktuar me datë 1 Dhjetor masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, iu sekuestrua pasi me vlerë rreth 136 000 euro, 1 apartament në Durrës dhe 3 automjete, të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. 31-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.

"Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, u kap dhe u ndalua shtetasi Marselo Arani, 31 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 01.12.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, u bë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 136 000 euro (1 apartament në Durrës dhe 3 automjete), të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi. 31-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB