Aktualitet

Përmirësohet situata me zjarret/ Mbrojtja: 5 vatra aktive, ndërhyrje nga ajri në në Dajt

Të gjitha vatrat aktive nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

l.k
Përmirësohet situata me zjarret/ Mbrojtja: 5 vatra aktive,
Foto nga zjarret në vend

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend. Deri më tani janë raportuar 11 vatra zjarri, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të mbeten aktive.

Vatrata aktive janë në Dajt, ku është ndërhyrë dhe nga ajri me helikopter, në Ballenjë të Dibrës, në Qafën e Helmës dhe Valikardhë të Bulqizës si dhe në Mali e Dardhës në Librazhd. Të gjitha vatrat aktive nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Sa i përket situatës në zonën e Pukës, ministria njofton se zonat e Gjegjanit, Gojanit, Prozhmit dhe Tërbunit në Pukë nuk kanë më vatra aktive dhe vijojnë vetëm nën monitorim.

Në terren janë angazhuar në total 65 forca operacionale dhe 2 automjete zjarrfikëse, 20 efektivë nga Forcat e Armatosura dhe 1 helikopter.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Ministria e Mbrojtjes - përditësim mbi situatën e zjarreve

(25 Gusht 2026 - ora 14:00)

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 të datës 25 gusht 2026, janë raportuar 11 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 65 forca operacionale dhe 2 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 20 efektivë dhe 1 helikopter.

Vatrat aktive janë:

* Mali i Dajtit, Tiranë – vijon ndërhyrja në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës, me 40 forca zjarrfikëse, 7 forca të ADZM dhe 20 efektivë të FA, të mbështetur nga 1 helikopter i FA-së. Vatrat vijojnë aktive, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Ballenjë, Dibër – zjarri vijon në një terren të vështirë shkëmbor, me 5 forca të ADZM Dibër të angazhuara. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Qafë e Helmës, Bulqizë – vatra vijon aktive dhe po monitorohet nga 4 efektivë të MZSH Bulqizë. Nuk paraqitet rrezik për banesat.

* Mali i Dardhës, Librazhd – vatra është riaktivizuar në një sipërfaqe pyjore prej rreth 7–8 ha. Në terren ndodhen efektivë të MZSH Librazhd dhe nuk rrezikohen banesa.

* Valikardhë, Bulqizë – operacioni vijon me 1 automjet zjarrfikës dhe 6 efektivë. Po punohet për izolimin e vatrës, e cila favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.

Situata paraqitet e menaxhueshme, me angazhimin kryesor të përqendruar në vatrat aktive, ndërsa zonat e Gjegjanit, Gojanit, Prozhmit dhe Tërbunit në Pukë nuk kanë më vatra aktive dhe vijojnë vetëm nën monitorim.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB