Aktualitet

EMRAT- Sherr në një lokal në 'Don Bosko', arrestohet 37-vjeçari goditi me qytën e armës një person

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në ambientet e lokalit “Omerta”, ku Indrit Kallari 37 vjeç dyshohet se ka goditur me qytën e armës në ballë Arben Merkajn. 

F.I
EMRAT- Sherr në një lokal në 'Don Bosko', arrestohet
PAMJE NGA ARRESTIMI

TIRANË-Një konflikt i fizik në një lokal në rrugën “Don Bosko”, i cili mund të ishte përshkallëzuar është parandaluar nga Policia. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në ambientet e lokalit “Omerta”, ku Indrit Kallari 37 vjeç dyshohet se ka goditur me qytën e armës në ballë Arben Merkajn. 

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndërhynë në vendngjarje dhe u arrestua Kallari. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan një pistoletë tip “TT”.

I lënduar do të hetohet në gjendje të lirë për “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk ka kallëzuar rrethanat në të cilat ka ndodhur konflikti dhe plagosja. Policia ka sekuestruar edhe pajisjen DVR të lokalit “Omerta”, pamjet e së cilës pritet të ndihmojnë në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë neutralizoi një konflikt të ndodhur mbrëmë, në Laprakë, ndërmjet 2 shtetasve, njëri prej të cilëve ishte i armatosur.

Goditi me qytën e pistoletës që mbante pa leje, një 47-vjeçar, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Vihet në hetim 47-vjeçari, për moskallëzim të këtij krimi.

Sekuestrohet arma e zjarri me krehrin dhe fishekët.

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në rrugën “Eshref Frashëri”, ndërmjet 2 shtetasve, rreth orës 21:45 të datës 24.08.2026, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë në lidhje me këtë rast.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale u neutralizua konflikti, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi I. K., 37 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me qytën e armës së zjarrit (pistoletë) që mbante pa leje, shtetasin A. M., 47 vjeç, banues në Laprakë.

Në vijim të këtyre veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për 47-vjeçarin, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB