Aktualitet

Digjet një sipërfaqe me bimësi në Mat, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente! Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Sipas banorëve, flakët të favorizuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, rrezikojnë të afrohen pranë fshatrave, nëse situata nuk vihet shpejt nën kontroll.

zh.ll
Digjet një sipërfaqe me bimësi në Mat, banorët
flaket ne mat

MAT- Një vatër zjarri është raportuar pranë fshatit Stojan, në Njësinë Administrative Ulëz, Bashkia Mat. Banorët e zonës kanë ngritur shqetësim dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.

Sipas banorëve, flakët të favorizuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, rrezikojnë të afrohen pranë fshatrave, nëse situata nuk vihet shpejt nën kontroll. Banorët paralajmërojnë se përhapja e zjarrit mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme, duke kërcënuar banesat dhe një sipërfaqe të madhe pyjore me gështenja e bimësi të tjera.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ndërkohë, shërbimi zjarrfikës dhe punonjës të Bashkisë Mat kanë mbërritur në vendgjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. 

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur në mënyrë të qëllimshme, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB