Aktualitet

Po kulloste bagëtitë në mal, 69-vjeçari rrëzohet dhe dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës

I moshuari, i identifikuar si Ismet Domeri, u transportua fillimisht në Spitalin e Sarandës, ku mori ndihmën e parë mjekësore.

M.K.
Po kulloste bagëtitë në mal, 69-vjeçari rrëzohet dhe
Spitali i Traumës

SARANDË– Një 69-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar teksa po kulloste bagëtitë në një zonë malore të fshatit Shalës, në Sarandë.

I moshuari, i identifikuar si Ismet Domeri, u transportua fillimisht në Spitalin e Sarandës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe dëmtimeve të marra, mjekët vendosën transferimin e tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 69-vjeçari ka humbur ekuilibrin, ndërsa ndodhej në terren të vështirë, duke u rrëzuar. Një nga arsyet mundet të jetë ndikimi i temperaturave të larta, të cilat 69-vjecari nuk i ka përballuar.

Ai u gjet nga persona që ndodheshin pranë zonës, të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Aktualisht, 69-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Poll

MOS HUMB