TIRANË- Këtë të hënë u mbajt procesi gjyqësor për dosjen "Partizani" në ngarkim të ish-kryeministrit dhe liderit aktual të PD-së, Sali Berisha dhe të pandehurve të tjerë. Seanca e radhës do të mbahet më 20 maj në orën 15:00.
Burime bëjnë me dije se në seancën e zhvilluar sot, SPAK ka bërë kundërshtim të pjesshëm të dëshmisë së socialistit, Taulant Balla, pak ditë më parë, lidhur me dokumentin për dëmshpërblimin e pronarëve të tokës. Sipas SPAK, Balla ka deklaruar se ka pasur dijeni dhe ka parë dokumenta e ka dorëzuar prova.
Gjithashtu, edhe avokatët e të pandehurve bëjnë kundërshtim të pjesshëm të dëshmisë së dhënë nga Tualant Balla.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe një nga të pandehurit për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ka theksuar se disa gënjeshtra Ballës sipas tij, do t’i lexojë në një moment të dytë, pasi gjykata theksoi se nuk ishte ky momenti procedural.
Gjykata pranon kundërshtimin e dëshmisë së bërë nga SPAK dhe nga avokatët mbrojtës të të pandehurve për çështjen “Partizani”.
Në seancë u dëgjuan edhe dëshmitarë të tjerë. Afrim Tola, ish-president i klubit shumë sportësh “Partizani” (2006–2008), i cili ka theksuar se institucioni kishte fonde të kufizuara dhe shumë sportistë nuk paguheshin nga shteti.
Dëshmitari Bujar Labinoti, drejtor i mëparshëm i klubit, tregoi se nga 1992 deri në 2000 ishte paguar nga shteti, ndërsa më pas klubi kaloi në shoqëri private.
Pjesë nga dëshmitë:
Dëshmitari Afrim Tola (i thirrur nga SPAK): Në 2006-2008 kam qenë president i klubit shumësportësh “Partizani”. Staf kanë qenë 5 a 6 punonjës, specialist, jurist, shofer. Ka pasur objekte. Nuk e mbaj mend se sa. Kanë kaluar 20 vite.
Prokuroria: Sipas dokumenteve në 2005 kanë qenë 25 veta staf.
Dëshmitari Afrim Tola: Unë aq mbaj mend. Sportistë kanë qenë shumë. Nuk paguheshin nga Klubi. Shumë spoetistë paguheshin nga biznese apo sponsorë. Ka qenë dhe një fond i huaj.
Dëshmitari i parë tek seanca e Berishës Afrim Tola: Në periudhën 2006-2008 kam qenë drejtro i klubit shumë sportësh Partizani. Staf ka pas 5-6 punonjës, ndërsa pjesa tjetër nuk paguheshin nga shteti. Sportistë ka pasur pafund, në të gjitha kategoritë. Ne kemi pas një fond shumë të vogël, vetëm sportistët elitarë paguheshin. Shumicën e sportistëve gjenim mundësi për t’i paguar. Tek volejbolli është rregulluar palestra e volejbollin dhe palestra e mundjes.
SPAK: Tek privatizimi çfarë procedure ke kryer?
Tola: Kemi qenë një grup pune që jemi ngritur nga ministri për të treguar asetet e klubit. Dhe për të bërë vlerësimin. Nuk më ka kontaktuar njeri kur kam qenë drejtor.
Avokati Klodian Skënderja: Mbani mend të keni nënshkruar dokument për privatizimin?
Tola: Nuk e mbaj mend kanë kaluar shumë vite.
Avokati: Të ja vendos në dispozicion?
Gjykata: Pranohet.
Tola: kemi qene anëtarë të komisionit, dhe kanë ardhë aty për te parë gjë tjetër nuk mbaj mend.
Avokati: Në çfarë gjendje ishte ambienti?
Tola: I amortizuar përveç atyre që jemi mundur t’i rregullojmë vetë, pjesa tjetër ishte e amortizuar nuk kishte as derë.
Avokati: Inventarizimi çfarë përmbante?
Tola: Se mbaj mend se kanë kaluar shumë vite, ne atë kohe mbaj mend të kishte familje që i kishin zënë ambientet.
Avokati Skënderaj: Keni vendosur shifër konkrete të inventarizimit?
Tola: Totali i vlerësimit ka qenë 20 milion lekë.
Malltezi: A je në dijeni që ka një shkresë, të 2003 që tregon se shume objekte janë të zëna forcërisht. Dhe ka pasur problem për inventarizimin?
Tola: Nuk e mbaj mend s’më kujtohet. Jua thashë dhe me para se në klubin shumë sportësh “Partizani” ka pasur pjesë të zëna forcërisht. Në 2006 është vlerësuar 20 milion lekë.
Malltezi: E di sa është vlera e provatizimit.
Tola: Nuk e di sa është bërë.
Avokat Sokol Hazizaj: Çfarë detyre bëjë, si fillonte detyra jote.
Tola: Unë merresha me sportistët. Unë nuk jam takuar me njeri në atë kohe nuk e mbaj mend, si emër Fatmir Bektashin e kam dëgjuar nuk e mbaj mend ta kem takuar.
Dëshmitari Bujar Labinoti: SPAK, keni qenë i punësuar në klubin sportiv “Partizani”?
Labinoti: Kam qenë i punësuar si drejtor nga 1992-2000 paguhesha nga shteti. Nga 2000-2012 kam punuar në shoqërinë private nuk paguhesha nga shteti. Drejtues administrativ isha unë deri në vitin 2000, më pas e morën këta, ne e bëjm dorëzimin me gjykatës, u dorëzuam klubin. Në hyrje të klubit kanë qenë fushat e bashketbollit, kanq qenë edhe dy godina dykatëshe, që e kanë pas zënë, mos gaboj familje të persekutuarish.
SPAK: Si je njohur me Xhimi Begeja?
Labinoti: Xhimi Begejan e kam njohur kur ka ardhur, aty tek klubi, ai na tha që është pronar toke, por ne i kemi thënë që ne s’kemi lidhje me këtë gjënë këtë e di shteti. Të njëjtën gjë na ka pas thënë edhe Luan Saliaga, na thonin që ishin familje pronare. Unë në 2002 dola në pension të parakohshëm më pas më kanë mbajtur aty. Më mbajti presidenti që drejtonte klubin, nuk merrshim më nga shteti, por ishim privat. Kam vazhduar deri në 2012.
Italianët e kanë pasur klubin nga 1993-1999, më pas ka në ikur ata. Në fillim ka ardhur Saliaga na thoshte që jemi pronarë, më pas ka ardhur Saliaga. Saliaga na ka thënë që në 1995-1996, ndërsa Begeja më vonë. Shoqëria ishte e përbashkët shpk., ajo merrej me ndërtimet, nuk kishte lidhje me ushtrinë, vetëm me sportin.
Në seancën e 30 prillit, socialisti Taulant Balla u paraqit në gjyqin e dosjes "Partizani" në cilësinë e kallëzuesit. Gjatë dëshmisë së tij, Balla u ndal u ndal në detaje, duke theksuar se kallëzimi i tij bazohet në prova të dokumentuara. Ndërsa në dalje nga gjyqi, Balla theksoi edhe një herë për mediat se çdo kallëzim që ka bërë është përgjegjësi e tij individuale, ndërsa theksoi mundësinë e një kallëzimi të ri, këtë herë lidhur me ngjarjet e '21 Janarit'.
GJKKO ka pranuar kërkesën e mbrojtjes edhe për të thirrur si dëshmitar edhe kryeministrin Edi Rama. Ai pritet të japë shpjegime në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Tiranës, lidhur me ndryshimin e destinacionit të truallit të ish-kompleksit “Partizani”.
Në çështjen "Partizani", Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI

