Aktualitet

Meta shfaqet pas kafazit të xhamit, bëhet bashkë me Kryemadhin: Gjyqin ta shohin shqiptarët! GJKKO u thotë 'JO'

Ai ka përshëndetur mediat duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. 

zh.ll
Meta shfaqet pas kafazit të xhamit, bëhet bashkë me Kryemadhin:
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta është shfaqur këtë të hënë në ambientet e reja të GJKKO-së, ku po zhvillohet seanca e dytë në themel për dosjen në ngarkim të tij, ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi dhe të pandehurve të tjerë. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Meta është paraqitur sërish në “kafazin e xhamit” brenda sallës së gjyqit. Ai ka përshëndetur mediat duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. 

Edhe në këtë seancë ish-presidenti kërkoi që gjyqi të transmetohet live. Kërkesa për transmetimin live u mbështet dhe nga Monika Kryemadhi, e cila tha se "Ky intimidim dhe linçim që më është bërë mua dhe ish-burrit tim, duhet të jetë e hapur që shqiptarët të shohin provat." Gjykata e ka rrëzuar kërkesën e tyre.

Ndërkohë, në një seancë pak minuta para se të niste seanca e themelit, GJKKO rrëzoi kërkesën e Ilir Metës për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ilir Meta ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024. Ai akuzohet për tre vepra penale, për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion. Po të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi ish-deputeten dhe ish-bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi. Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje./ZËRI

Poll

MOS HUMB