DURRËS- Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi dyshohet se ka përdorur kartëmonedha euro të falsifikuara për të kryer pagesa.
Sipas hetimeve paraprake, i riu, me inicialet M. Rr., dyshohet se ka furnizuar automjetin me karburant në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, ku ka paguar me tre kartëmonedha 20-euroshe të dyshuara të falsifikuara. Pas denoncimit të rastit, policia ka ndërhyrë duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 24-vjeçarit.
Gjatë kontrollit fizik, në portofolin e tij janë gjetur edhe 10 kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro, të dyshuara false. Në total, autoritetet sekuestruan 13 kartëmonedha 20-euroshe, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit për të përcaktuar nëse janë të falsifikuara.
View this post on Instagram
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Përdorimi".
Blinte produkte dhe paguante me kartëmonedha të falsifikuara, kapet dhe arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.
Sekuestrohen 13 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë se një shtetas kishte mashtruar në një pikë karburanti duke përdorur kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara për të paguar karburantin e automjetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Përdorimi".
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Rr., 24 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, ka furnizuar automjetin me karburant dhe ka kryer pagesën me 3 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara.
Gjatë kontrollit fizik, në portofolin e tij u gjetën edhe 10 kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në total u sekuestruan 13 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara.
Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.