FIER-SHEGAN - Një banesë dykatëshe është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në Fiershegan. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një defekt në kondicionerin e banesës.
Në shtëpi jetonte një çift të moshuarish, të cilët kanë mundur të dalin në kohë falë ndërhyrjes së shpejtë të fqinjëve, duke shpëtuar pa pësuar lëndime.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën dy mjete zjarrfikëse, efektivët e të cilëve arritën të vinin nën kontroll flakët dhe të parandalonin përhapjen e zjarrit drejt banesave përreth.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, banesa u dogj plotësisht, ndërsa të gjitha sendet dhe orenditë që ndodheshin në banesë u dogjën./ZËRI