Aktualitet

Nëna e Monika Kryemadhit heq dorë nga gjykimi i shkurtuar: Nuk kam bërë pastrim parash

Megjithatë, gjykata e ka refuzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, për tërheqje nga gjykimi i shkurtuar.

F.I
Nëna e Monika Kryemadhit heq dorë nga gjykimi i shkurtuar: Nuk kam
Fatime Kryemadhi

TIRANË-Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, është tërhequr nga kërkesa për gjykim të shkurtuar në procesin penal ku akuzohet për pastrim parash. Kryemadhi u paraqit sot në seancën e radhës në GJKKO, ku kundërshtoi vijimin e procesit me gjykim të shkurtuar, duke deklaruar se nuk e ndjen veten fajtore dhe se organi i akuzës nuk ka marrë në konsideratë të ardhurat e saj.

“Nuk e dua gjykimin e shkurtuar. Nuk kam bërë pastrim parash. SPAK nuk ka marrë asgjë parasysh nga të ardhurat e mia”, mësohet të ketë deklaruar ajo.

Megjithatë, gjykata e ka refuzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, për tërheqje nga gjykimi i shkurtuar. Gjyqtarja i sqaroi të pandehurës se gjykimi i shkurtuar nuk nënkupton pranimin e fajësisë, por zhvillimin e procesit mbi bazën e akteve dhe provave të administruara deri në atë fazë të hetimit dhe gjykimit.

Fatime Kryemadhi është pjesë e dosjes së ish-presidentit Ilir Meta dhe vajzës së saj Monika Kryemadhi. Ajo dyshohet se në skemën korruptive të ngritur, ka ndihmuar në pastrimin e parave, së bashku me Ema Çokun. 

Meta dhe Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ./ZËRI

Poll

MOS HUMB