Aktualitet

Në protestë me fëmijën e paralizuar, Altin Hila flet pas lirimit nga Komisariati nr.3: Rama të reflektojë

Hila ishte një nga 19 protestuesit e arrestuar pas tubimit para Kuvendit më 2 korrik. Dalja e tij në protesta së bashku me djalin e mitur me nevoja të veçanta, solli solidarizimin e shqiptarëve të cilët mblodhën mbi 100 mijë euro në një kohë rekord.

F.I
Në protestë me fëmijën e paralizuar, Altin Hila flet pas
Altin Hila

TIRANË-Gjykata e Tiranës caktoi ndaj Altin Hilës masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa pas daljes nga gjykata ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të reflektojë për familjet në vështirësi. Hila ishte një nga 19 protestuesit e arrestuar pas tubimit para Kuvendit më 2 korrik. Dalja e tij në protesta së bashku me djalin e mitur me nevoja të veçanta, solli solidarizimin e shqiptarëve të cilët mblodhën mbi 100 mijë euro në një kohë rekord.

Sipas raportimeve, djali i tij është një fëmijë me status invaliditeti, i cili nuk ecën dhe nuk flet, ndërsa ushqehet në mënyrë të veçantë përmes stomakut me anë të një shiringe. Në daje nga qelia Hila dha një mesazh drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të tregojë më shumë vëmendje ndaj qytetarëve që jetojnë në kushte të vështira.

“Rama, nëse duhet të reflektojë ndonjëherë në jetë, duhet të reflektojë për këta njerëz që jemi rritur herë me bukë e herë pa bukë. Bëje për patriotizëm”, u shpreh ai për News24.

Gjykata e Tiranës vendosi masën e detyrimit për paraqitje për 12 protestues, ndërsa pesë të tjerë u lanë të lirë pa asnjë masë sigurie. Ndërkohë për protestuesit Everest Bardh dhe Ervin Gega, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi'.

Poll

MOS HUMB