Aktualitet

Protestoi 32 ditë me djalin e sëmurë në krah! GoFundMe për Altin Hilën mbledh mbi 100 mijë € në kohë rekord

Altin Hila është një nga protestuesit e ndaluar pas tubimit dhe aktualisht po mbahet në paraburgim për 72 orë, deri në daljen e tij para gjykatës.

zh.ll
Protestoi 32 ditë me djalin e sëmurë në krah! GoFundMe
altin hila-gofoundme-momenti me djalin e tij nga protesta

TIRANË- Mbi 100 mijë euro janë mbledhur përmes një fushate të hapur në platformën GoFundMe në mbështetje të Altin Hilës dhe familjes së tij, pas arrestimit të tij gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit.

Altin Hila është një nga protestuesit e ndaluar pas tubimit dhe aktualisht po mbahet në paraburgim për 72 orë, deri në daljen e tij para gjykatës. Ai ka qenë pjesë e protestave që kanë vijuar për 32 ditë me radhë, ku shpesh është shoqëruar edhe nga djali i tij me nevoja të veçanta.

Sipas raportimeve, djali i tij është një fëmijë me status invaliditeti, i cili nuk ecën dhe nuk flet, ndërsa ushqehet në mënyrë të veçantë përmes stomakut me anë të një shiringe. Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, Hila shihet duke u kujdesur për të edhe gjatë pjesëmarrjes në protestë.

Në përshkrimin e fushatës së ndihmës thuhet se ajo është hapur “në shenjë solidariteti” për të mbështetur familjen në këtë situatë të vështirë. 

“Në shenjë solidariteti me atdhetarin tonë Altin Hila, po organizojmë këtë mbledhje fondesh për të lehtësuar sadopak situatën e familjes së tij”, thuhet në përshkrimin e fushatës.

Sipas të dhënave të publikuara në GoFundMe, deri tani janë mbledhur mbi 102,421 mijë euro nga donatorë të ndryshëm për familjen Hila.

Protestoi 32 ditë me djalin e sëmurë në krah! GoFundMe
altin hila-gofoundme

Një episod prekës që tërhoqi vëmendjen dhe solidarizoi shqiptarë, u regjistria ditën e djeshme pas arrestimit të Hilës. Gjatë arrestimit ai la porosi të kujdeseshin për djalin e tij, i cili ushqehet nga stomaku.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB