Aktualitet

IKMT në aksion, 'zbarkon' në Jalë dhe shemb 'beach bar'-in e ndërtuar pa leje në vijën bregdetare (VIDEO)

Sipas burimeve, aksione është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje dhe gjatë ndërhyrjes nuk është shënuar asnjë incident apo kundërshtim nga pronarët ose persona të tjerë të pranishëm në zonë.

zh.ll
IKMT në aksion, 'zbarkon' në Jalë dhe shemb 'beach
pamje-beach bari i prishur nga aksioni

VLORË- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërhyrë mëngjesin e sotëm në bregdetin e Jalës, në Vuno, ku është shembur një strukturë me konstruksion prej druri. Bëhet fjalë për një 'beach bar', i cili sipas informacioneve paraprake, rezultonte pa leje në vijën bregdetare, ç'ka ka sjellë ndërhyrjen e autoriteteve për prishjen e tij.

Sipas burimeve, aksioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje dhe gjatë ndërhyrjes nuk është shënuar asnjë incident apo kundërshtim nga pronarët ose persona të tjerë të pranishëm në zonë.

IKMT ka njoftuar se kontrollet do të vijojnë edhe në objekte të tjera përgjatë vijës bregdetare. Objekt i aksionit janë beach bar-e dhe ndërtime të tjera provizore, të cilat, përveçse rezultojnë pa leje, kanë dalë edhe jashtë hapësirës së përcaktuar nga Bashkia për ushtrimin e aktivitetit.

Ndërkohë, pronarët e këtyre strukturave kanë nisur vetë çmontimin e një pjese të tyre përpara ndërhyrjes së mjeteve të IKMT-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB